Macja që “i shërben” kryeministres britanike Liz Truss ka më shumë ndjekës në Twitter sesa vetë kryeministrja.
Mediat angleze e kanë analizuar muajin e parë që Trussi kaloi si kryeministre britanike dhe përfundimi i përgjithshëm është se ajo dështoi në shumë segmente.
Pjesa më qesharake ka të bëjë me profilin e saj në Twitter dhe numrin e ndjekësve që ka arritur të mbledhë në të.
DailyMail shkruan se Truss ka më pak ndjekës në Twitter sesa macja që shërben në kryeminisitri “Larry The Car”.
- Advertisement -
Profili jozyrtar i kësaj mace (@Number10cat) ka 686 mijë ndjekës, ndërsa Truss ndiqet nga 675 mijë njerëz.
Larry është një mace që ka “shërbyer” nën katër kryeministra, David Cameron, Theresa May, Boris Johnson dhe tani nën Truss.