Sot medalistët olimpikë kanë nderuar Prekazin duke bërë homazhe te kompleksi “Adem Jashari”.
“Mirëmëngjesi nga Prekazi heroik! Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, ka shkruar trajneri i xhudos, Driton Kuka teksa ka shpërndarë fotografi nga atje.
Ekipi olimpik i Kosovës u kthe në atdhe me dy medalje olimpike nga nëntë të mundshme nga Lojërat Olimpike” Paris 2024”, të cilat u fituan nga xhudistet Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu.
Krasniqi fitoi të argjendtën në kategorinë -52 kg, ndërsa Fazliu në debutimin e saj e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë -63 kg. /Katror.info