Gazetari dhe aktivisti Mehdi Mulaj është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Ambasador i Paqes”, nga Federata Universale e Paqes.
Mulaj ka shkruar se është i nderuar që vlerësohet me këtë çmim.
“Në kohën kur bota është përfshirë nga luftërat, unë vlerësohem e nderohem nga Federata Universale e Paqes me çmimin “Ambasador i Paqes”. Ndodh ndonjëherë që bëjmë aq shumë për komunitetin ku jetojmë, por nuk vlerësohemi e nuk çmohemi sa duhet, e kjo sigurisht na zhgënjen e na thyen shpirtërisht. Por pikërisht kur ndihemi të tillë, del dikush që e sheh punën tonë dhe për këtë vlerësohemi lart”, ka pohuar ai.
Mes tjerash, ai ka falënderuar të gjithë për këtë vlerësim.
“Ky çmim më nderon, më forcon e më bind se vetëm paqja e shpëton botën. Faleminderit përzemërsisht të gjithë atyre që më propozuan dhe më vlerësuan për këtë çmim me karakter ndërkombëtar”./Telegrafi/Katror.info