Melinda Ademi është një nga këngëtaret më të suksesshme të momentit. Ajo është shumë aktive në skenën muzikore.
Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me publikun një pjesë nga videoklipi i fundit, i cili është xhiruar në një burg. Melinda shfaqet me pranga në duar, e shoqëruar me dy gardiane tek sa e dërgojnë prapa grilave.
Ndërkohë, në prapavijë dëgjohet pak nga kënga, e cila mesa duket është me shumë ritëm. Kjo ka bërë publikun që të jetë edhe më kurioz, lidhur me projektin më të ri të këngëtares, i cili pritet të jetë një sukses.
Kujtojmë që kënga e fundit e Melindës ishte në bashkëpunim me Finem me titull “Milano”. Ajo dëgjohet kudo në çdo diskotekë, lokal dhe makinë./Katror.info