Fituesja e trefishtë e çmimit “Oscar”, Meryl Streep është nderuar me çmimin “Palma e Artë” në ceremoninë e hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë.
Ishte aktorja Juliette Binoche e cila i dorëzoi Streep çmimin, i cili vjen 35 vjet pasi aktorja hollivudiane bëri debutimin e saj të parë në Kanë me filmin “Evil Angels” në 1988, për të cilin fitoi çmimin për aktoren më të mirë.
60 vjeçarja u përlot teksa fliste për ndikimin e Streep në botën e kinematografisë, duke iu referuar disa prej roleve më ikonikë të saj.
“Ju ndryshuat mënyrën se si ne i shikojmë gratë në botën e kinematografisë dhe gjithashtu na ndihmoni të shohim veten ndryshe”, u shpreh Streep./Katror.info