Janë mësuar ndeshjet gjysëmfinalet e futbollit në kategorin e meshkujve në Lojërat Olimpike ”Paris2024”.
Franca e cila mposhti Argjentinën, në gjysëmfinale do të përballet me kombëtaren e Egjiptit, e cila eliminoi Paraguain, shkruan IndeksOnline.
Kjo ndeshje do të zhvillohet me datë 5 gasht nga ora 21:00, në stadiumin ”Parc Olimpique Lyon”, në Lyon.
Në të njëjtën ditë, të henën nga ora 18:00 luhet edhe gjysëmfinalja tjetër mes Spanjës dhe Marokos.
Kjo ndeshje zhvillohet në ”Stade Velodrome” në Marseille. /Katror.info