Superylli argjentinas, Lionel Messi, është para një dileme tjetër në karrierë. 38-vjeçari duhet të vendosë nëse do të vazhdojë me Inter Miamin apo do të transferohet në Arabi Saudite.
Kështu ka shkruar të hënën gazeta e madhe franceze, L’Equipe.
Kontrata e Messit me skuadrën amerikane përfundon pas pesë muajve, ndërsa tek Al Ahli janë të vendosur të bëjnë çdo gjë të mundur për ta transferuar yllin e madh. Madje drejtuesit e Al Ahlit kanë nisur bisedimet me argjentinasin, shkruan gazeta franceze.
Dy vjet më parë Messi kishte vendosur për ofertën nga SHBA-ja para asaj nga Arabia Saudite. Por mbetet të shihet si do të veprojë këtë herë./KOHA/Katror.info/