Lojtari i Inter Miamit dhe lojtari i kombëtares argjentinase, Lionel Messi, tha se trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola “i ka bërë shumë dëm futbollit”.
Në këtë mënyrë, argjentinasi ka shpjeguar se shumë trajnerë po tentojnë të kopjojnë ekspertin katalanas, transmeton spanjoll Movistar plus.
Messi dhe Guardiola kanë punuar së bashku nga 2008 deri në 2012 në Barcelonë. Shumë ekspertë pohuan se Barcelona luajti në atë periudhë futbollin më të bukur në historinë e këtij sporti.
“Guardiola i ka bërë shumë dëm futbollit. Të gjithë mendojnë se do të jetë e lehtë nëse kopjojnë stilin e tij. Por, sigurisht, nuk është kështu”, tha Messi.
Kur u pyet nëse ai mendon se Guardiola është trajneri më i mirë në historinë e futbollit, Messi u përgjigj:
“Nuk ka dyshim se Guardiola është shumë i veçantë. Sidomos mënyra sesi ai shikon në çdo ndeshje, përgatitja për ndeshjen dhe mënyra se si shkëmben taktikat me ju”, theksoi Messi.
Guardiola drejtoi Barcelonën nga viti 2008 deri në vitin 2012 dhe më pas nga viti 2013 deri në 2016 ai drejtoi Bajernin.
Ai është trajner i Manchester Cityt që nga viti 2016. /Katror.info