katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Greta Thunberg në Reporting House: Njerëzit në Kosovë të dashur, të hapur dhe zemërgjerë me mua
    2 hours ago
    Ambasada amerikane reagon lidhur me situatën politike në vend
    7 hours ago
    Shërbyesit publikë nga ky muaj do t’i marrin pagat me rritje prej 55 eurosh
    7 hours ago
    Hapat për t’u regjistruar përmes platformës për votim nga jashtë Kosovës në zgjedhjet lokale
    7 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Muzika klasike pushton zemrat e fëmijëve në Prishtinë
    9 hours ago
    Festivali i Teatrove në Suharekë rikthehet me edicionin e gjashtë
    9 hours ago
    Festivali “Mitrovica International Jazz Days” rikthehet më 8-10 gusht 2025
    10 hours ago
    Gresa Bakraqi me dy medalje dhe dy rekorde për Kosovën në Kampionatin Ballkanik
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Beyonce ribashkon Destiny’s Child në turneun Cowboy Carter
    14 hours ago
    Shtëpia e kujtesës: Muzeu për Dritëro Agollin dhe trashëgiminë e tij
    14 hours ago
    John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave
    2 days ago
    Del në ankand kitara e Jimmy Page të ”Led Zeppelin”
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    13 hours ago
    Snapchat tani i njofton miqtë kur arrini sigurt në shtëpi
    13 hours ago
    Meta ndalon reklamat politike në BE nga tetori
    3 days ago
    Takimi i parë me delen, reagimi i bebes bëhet viral
    1 week ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bota “fiksohet” pas çajit të gjelbër japonez
    2 days ago
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    2 weeks ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    2 weeks ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    10 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Parisi shpallet qyteti më i mirë në botë për çiklizëm
    2 days ago
    ”Forbes” rekomandon Shqipërinë si ndër vendet më të mira për të dalë në pension në 2025
    3 days ago
    Peruja zbulon një thesar antik, qyteti i ndërtuar para më shumë se 3.000 vitesh
    6 days ago
    Piramidat sekrete mbretërore të Skocisë tregojnë historinë e Balmoralit
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mezosopranoja Flaka Goranci solli frymën e skenave ndërkombëtare në hapje të PriVocalFest
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Mezosopranoja Flaka Goranci solli frymën e skenave ndërkombëtare në hapje të PriVocalFest

Last updated: 05/10/2023 6:36 PM
56 Shikime
Shpërndaje
Foto: KultPlus

Një frymë muzikore me një pjekuri artistike të arrirë nëpër teatro të ndryshme ndërkombëtare, e ka sjell mbrëmë  mezosopranoja Flaka Goranci, në një skenë modeste, në hapjen e edicionit të gjashtë të “PriVocalFest”, në bashkëpunim me dirigjentin Kushtrim Gashi dhe Ansamblin PriModern.

Skena modeste siç është ajo e Amfiteatrit të Ri të Bibliotekës Universitare, nuk ka qenë pengesë që artistët e dëshmuar, të arrijnë të sjellin dhe t’i integrojnë publikut ato vlera që tashmë janë ngjizur me identitetin e tyre artistik.

Hapja e edicionit të gjashtë të këtij festivali, i cili do të mbahet deri më 14 tetor, u bë nga moderatoret Dea Xhemaili dhe Lirojna Sylejmani,

Mundesh me e lexu edhe…

Nuk ju zë gjumi? Provoni këto metoda të thjeshta dhe efektive për të fjetur më shpejt

“PriVocalFest tash e gjashtë  vite mbetet një ngjarje e veçantë që krijon platformë të mrekullueshme për artistët e muzikës vokale, duke e ndarë zërin e tyre me audiencën dhe për të ndërthurur emocione për muzikën. Në këtë edicion kemi të ftuar kryesisht artistë shqiptar por edhe ndërkombëtar, që më paraqitjet e tyre kanë shkelur skena të mëdha prestigjioze. Por, patjetër duke i promovuar edhe artistët e rinj duke inkurajuar për zhvillimin dhe rritjen e tyre artistike”, bënë të ditur vajzat duke ja lënë radhën artistëve që po prisnin fillimin e koncertit. Pas pak, në sallën e mbushur plot, kumboi një tingull i cili krijohej nga instrumenti goditës (Perkusion), i cili fokusonte mendjen e audiencës dhe ishte njëfarë forme si parapërgatitje për atë që do të interpretohej më pas.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Koncertit iu shtua dramaciteti, kur mezosopranoja Flaka Goranci, duke lëvizur gishtërinjtë rreth një gote të qelqtë të mbushur me ujë, nxirrte disa tinguj që ngjallnin mister. Një tingull tjetër i nxjerr nga instrumenti goditës i dha leje solistes që interpretimi të filloj në një mënyrë më konstante, të cilën publiku e ndiqte me shumë përkushtim.

Pika pasuese u dha nga Ansambli Primodern, në qendër të cilit interpretim u vendosen dy flautiste, të cilat interpretuan pika të njëjta njëkohësisht, gjë që bëhej më e dukshme në çastin kur ato interpretonin nota të ndryshme.

Në një cikël të këtij interpretimi në skenë doli përsëri mezosopranoja Flaka Goranci e cila me shikime të mprehta, me lëvizje trupore të koordinuara me zërin e saj dhe tingujt e instrumenteve, i jepte madhështi këtij koncerti.

Krejt në fund të koncertit, pas duartrokitjeve të shumta, një pikë interpretuese i’u përsërit publikut në sallë, i cili pafund e shijoi koncertin.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Përgjatë kësaj mbrëmje u dhanë edhe dy çmime për kompozitorët e rinj Dea Ahma dhe Ersan Januzi,  nga drejtori artistik i festivalit Hajrullah Syla.

Ndërsa solistja Flaka Goranci, tha se këtë koncert ia dedikon shoqes dhe koleges Diellza Sylejmani.

“Ky muaj konsiderohet muaj rozë dhe ne kemi vendosur që t’ia dedikojmë shoqes dhe koleges tonë Diellza Sylejmani e cila është diagnostifikuar me kancer të gjirit. Diellza është shumë e fortë dhe të gjithë e dimë këtë. Ajo është një shembull shumë i mirë edhe për gratë e tjera”, tha Goranci.

Ndërsa krejt në fund në një prononcim për KultPlus, mezosopranoja u shpreh që ishte nder për të që shënoi hapjen e edicionit të gjashtë të “PriVocalFest” dhe se ishte shumë e kënaqur me rezultatet e performancës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Koncerti ka shkuar mjaftë mirë, kemi pasur një publik shumë të ngrohtë, po ashtu kemi  pasur një ansambël shumë të mirë, shumë profesional. Ka qenë një kënaqësi shumë e madhe të punoj me Kushtrimin pas një kohë të gjatë. Me të vërtetë ka qenë nder për ne të shënojmë hapjen e Festivalit”, tha Goranci e cila potencoi edhe faktin se interpretimi në vendin e lindjes, aty ku kthehesh të rrënjët dhe merr ngrohtësinë e publikut nuk lejon që artisti të vë re mungesën e kushteve të performimit.

“E di që është një skenë modeste, është shumë modeste në fakt, mirëpo është diçka tjetër që kur kthehesh në vendin tënd, ndoshta njeriu nuk i sheh këto modestitë dhe nuk pretendon shumë, por është kënaqësia që me të vërtetë kthehesh në rrënjët e tua, në vendin tënd, tek njerëzit e tu. Dhe kjo ka pasur rëndësi sonte”, tha Flaka Goranci e cila ishte ndarë e kënaqur me performancën edhe për shkak të profesionalizmit të kolegëve të saj.

Ndërsa dirigjenti Kushtrim Gashi, po ashtu ndihej i kënaqur me koncertin nga reagimi i publikut, edhe pse sipas tij profesionistët asnjëherë nuk ndahen të kënaqur me atë që sjellin duke tentuar të kapin perfeksionin.

“Besoj që në përgjithësi atmosfera ishte e mirë, sidomos tash në fund. Ne si muzicient ose si profesionistë, vrapojmë shumë pas perfeksionit dhe ndoshta kjo prish edhe shumë gjëra. Mendoj që ne (sipas një teorie të pashkruar) s’kënaqemi me atë çka bëjmë. Por kur publiku e pret mirë, natyrisht që edhe ne e presim mirë”, tha dirigjenti Gashi.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai më tutje bëri të ditur se Ansambli PriModern është themeluar veçanërisht për këtë edicion të “PriVocalFest”, veprimtaria e të cilit do të vazhdoj edhe më tej, me fokus te muzika e shekullit XX-të.

“Ansambli është themeluar ekstra për këtë koncert dhe ansambli do të vazhdojë të funksionoj. Do të thotë festivali ka qenë si nismë e tij, dhe ne do të mbetemi si ansambël, dhe do t’i dedikohemi kryesisht kësaj muzike të shekullit XX ose fundit i shekullit XIX-XX deri në XXl”, përfundoi dirigjenti Gashi, i cili ishte ndarë i kënaqur me performancën e ansamblit me të cilin kishin bërë prova intensive gjatë tre ditëve të fundit.

“PriVocalFest” para publikut do të sjellë edhe gjashtë koncerte të tjera të cilat do të jepen para publikut deri më datën 14 tetor. KultPlus/Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Flaka Gorancimezantropepeopleprivocal festskenatop2

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Apple kumton lajmin që shënon fundin e një epoke
Artikulli i ardhshëm Jepet premiera e filmit ‘Alexander’, përfaqësuesi zyrtar i Shqipërisë në Oscar

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Beyonce ribashkon Destiny’s Child në turneun Cowboy Carter

13 Shikime
People

Shtëpia e kujtesës: Muzeu për Dritëro Agollin dhe trashëgiminë e tij

7 Shikime
People

John Williams, kompozitori që i dha tingull frikës, trishtimit, hapësirës, luftës dhe përrallave

89 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?