Pas tetë sezoneve të “Game of Thrones”, më shumë se 2000 artikuj nga ky serial i njohur i rrjetit televiziv amerikan HBO do të dalin në ankand, me çmime që variojnë nga 500 deri në 20 mijë dollarë.
Organizuar nga shtëpia e ankandeve “Heritage”, artikujt e ekspozuar do të përfshijnë pajisjet legjendare të Jamie Lannister, protezat e White Walkers, si dhe pelerina, pallto dhe komplete lëkure të veshura nga Emilia Clarke ose shpata famëkeqe e Kit Harington.
Duke theksuar popullaritetin e këtij seriali edhe pesë vjet pasi ndaloi transmetimin, zëvendëspresidenti i HBO Jay Rowe tha se ankandi i ardhshëm do të jetë një mundësi për shikuesit e tij besnikë që të “rrëmbejnë një pjesë të historisë”, shkruan CNA.
Ankandi do të mbahet nga data 10 deri më 12 tetor në Dallas dhe nga 17 shtatori deri më 4 tetor artikujt do të jenë të disponueshëm për t’u parë në shtëpinë e ankandeve “Heritage” në Nju Jork dhe Londër./Katror.info