Biznesmeni miliarder, Jared Isaacman është bërë astronauti i parë joprofesionist që ka ecur në kozmos.
“Atje në shtëpi, të gjithë ne kemi shumë punë të për të bërë, por prej këtu, Toka sigurisht se duket si një botë e përsosur”, ka thënë ai me të dalë në hapësirë, përcjell Kallxo.com
BBC-ja raporton se Isaacman ka dalë në univers në largësi prej 700 kilometrash mbi Tokën.
Specialistja e misionit, Sarah Gillis, ka pasuar daljen e Isaacmanit në hapësirë – ata tashmë janë kthyer në fluturake.
Isaacman ishte pjesë e misionin “Polaris Dawn”, që u lansua të martën me anijen kozmike “Crew Dragon” të SpaceX – ata do të kthehen të shtunën në Tokë.
Pas suksesit të ecjes së parë në univers me një ekip privat, kompania ka bërë të ditur se me këtë program do të ketë edhe tri misione kozmike me astronaut joprofesionist./Katror.info