Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për mbështetje financiare studimore në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore dhe sportit.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Ministris ka thënë se përmes kësaj thirrje do të mbështeten studimet jashtë vendit në nivelin Bachelor, programe të specializuara në Master, Doktoraturë dhe Pos-doktoraturë.
Poashtu, ministria ka publikuar edhe linkun e thirrjes me detajet tjera të aplikimit. /Katror.info