Një pretendim viral sugjeron të prisni 60-90 minuta pasi të zgjoheni për të pirë kafe, për të shmangur prishjen e ekuilibrit të kortizolit dhe hormoneve. Megjithatë, ekspertët thonë se ky është një mit. Sipas Dr. Antelm Pujol, studimet tregojnë se deri në 300 mg kafeinë nuk i rrit ndjeshëm nivelet e kortizolit tek ata që pinë rregullisht kafe, pavarësisht kohës. Meqenëse një kafe tipike ekspres ka rreth 80 mg dhe një kafe e filtruar 120 mg, shumica e njerëzve do të duhet të pinë sasi të tepërta për të arritur atë prag, përcjell TAR.
Kortizoli i mëngjesit rritet natyrshëm pavarësisht nëse pini kafe apo jo, kështu që vonesa e tij nuk ofron ndonjë përfitim të provuar. Ndërkaq, një studim i fundit nga “Sleep Foundation” ka nxjerrë në pah se pirja e kafesë pas orës 15:00 mund të ndikojë ndjeshëm në cilësinë e gjumit. Kafeina, sipas ekspertëve, qëndron në organizëm deri në 8 orë dhe vonon prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit. Shumë persona e pinë kafenë e pasdites për të përballuar lodhjen, por rezultatet tregojnë se kjo sjell më shumë dëm sesa dobi.
Një filxhan kafe është thelbësore për mëngjesin e shumë njerëzve në mbarë vendin. Për shumë prej tyre, janë të nevojshme disa filxhanë në ditë për të përballuar ditën. Tani, përveçse është mënyra më e mirë për t’u zgjuar në mëngjes, kërkime të reja kanë zbuluar se kjo pije mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për të zhvilluar diabetin e tipit 2. Studiues nga universitete në Korenë e Jugut përdorën të dhëna nga 149 publikime shkencore për të shqyrtuar efektet e kafesë në proceset metabolike që lidhen me zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Sipas gjetjeve të tyre, ata që pinë nga tre deri në pesë filxhanë kafe në ditë përfitojnë nga përbërje natyrale të quajtura polifenole, sipas raportit të Healthline. Studiuesit u përqendruan te pesë acide hidroksikinamike që gjenden në kafe dhe analizuan se si këto polifenole ndikojnë në zorrët e holla, pankreas, mëlçi dhe inde të tjera trupore. /Katror.info