katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    10 hours ago
    Osmani takon ndihmëssekretarin e Shtetit: Kosova e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-në
    11 hours ago
    Bluesky sjell njoftime më inteligjente dhe të personalizuara
    12 hours ago
    PE-ja konfirmon mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
    14 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    10 hours ago
    “Newborn Kosova” rikthen atmosferën festive në Deçan – 180 artistë, një skenë shumëngjyrëshe
    13 hours ago
    Afati për aplikim në master në UP zgjatet deri më 12 korrik
    16 hours ago
    “Prishtina elektronike” – kryeqyteti shndërrohet në qendër të E-sports për 5 ditët e ardhshme
    16 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Linda Yaccarino largohet nga drejtimi i X pas dy vitesh në krye të platformës sociale
    10 hours ago
    Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë
    10 hours ago
    Pse Juventusi e dëshiron Granit Xhakën?
    11 hours ago
    Testi i fundit për Dembele, sulmuesi francez drejt “Topit të Artë”!
    12 hours ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    4 days ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    3 weeks ago
    Apple prezantion iOS 26: Nivel i ri inteligjence dhe produktiviteti
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    15 hours ago
    Përfitimet kryesore shëndetësore të avokados!
    16 hours ago
    Edhe frutat mund të bëhen sallatë, si t’i kombinoni për një pjatë të freskët në verë
    1 day ago
    E vërteta rreth konsumimit të matcha çdo ditë dhe efektet e saj në trupin tuaj!
    2 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    15 hours ago
    Mos i humbisni këto vende nëse shkoni në Budapest…
    16 hours ago
    Pushime aktive: Qytetet europiane përqafojnë aventurën!
    16 hours ago
    Britania bëhet gati për ekspozitën më të madhe të Henry Moore
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mos i përdorni këto mënyra kur kërkoni rritje të pagës!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Life Style

Mos i përdorni këto mënyra kur kërkoni rritje të pagës!

Last updated: 25/08/2024 4:18 PM
92 Shikime
Shpërndaje
Foto: Shutterstock

Të kërkosh një rritje page nuk është asnjëherë një veprim i lehtë. Ju nuk dëshironi të dukeni si të pangopur për punëdhënësin tuaj. Por, në të njëjtën kohë ju keni bërë hulumtimet që u janë nevojitur dhe e dini se çfarë meritoni dhe besoni se jeni një aset që duhet kompensuar në përputhje me rrethanat.

Para se të flisni me shefin tuaj, sigurohuni që të shmangni këto situata të mëposhtme. Ato mund të fundosin çdo shans që ju mundëson juve të keni një rritje të pagës – transmeton Akademi Pune.

Të thuash se e ke të vështirë të sigurosh bukën e gojës

Mundesh me e lexu edhe…

Kosova e nis me fitore Kampionatin Evropian, mposht Çekinë

Ka disa të vërteta që duhet t’i pranoni, dhe një prej tyre është kjo – problemet tuaja personale me paratë janë problemet tuaja. Kur nënshkruat kontratën ju e pranuat rrogën. Ngecja në faturat tuaja është një arsye për të kërkuar një rritje, por kjo nuk është arsyeja që duhet t’ia thoni punëdhënësit.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ju duhet të justifikoni rritjen tuaj duke u mbështetur në punën dhe kontributin që jepni në pozitën që mbani. Kur një menaxher raporton nuk mund të kërkojë rritje me një arsyetim “Epo, qiraja e Jane sapo u rrit dhe ajo gjithashtu i detyrohet taksave të saj” nuk do të jetë një arsyetim i duhur për rritjen e pagës. Në vend të kësaj, paraqisni rastin tuaj në një mënyrë të mirëhulumtuar dhe të menduar, duke shpjeguar pse meritoni një rritje page të bazuar në merita dhe punë të palodhur.

Kritikat për ndonjë prej kolegëve tuaj

Vënia në pah të probleme ekipore nuk do të ju bëjë të fitoni më shumë para. Nëse shefi juaj është i mirë, ai ose ajo tashmë do t’i dijë problemet e mëdha me stafin që nuk performon mirë. Çështje të tjera mund të ngrihen gjatë sesioneve tuaja të zakonshme në takime përballë ose në takime me ekipin. Nëse përdorni performancën e dobët të kolegëve tuaj si një arsye për të marrë më shumë para, do të dukeni si mercenar.Sigurisht ju mund të keni kryer edhe punët e një kolegu dembel duke korrigjuar gabimet, por ka një mënyrë për ta përmendur këtë pa hedhur askënd në shënjestër. Ju duhet të fokusoheni në atë se keni marrë më shumë përgjegjësi, keni punuar me orë më të gjata dhe keni kursyer paratë e kompanisë duke shmangut gabimet. Por bëjeni pa thënë: “Egzoni vonohet vazhdimisht dhe unë duhet ta mbuloj gjithmonë”.

Të pyesësh kur shefi dhe të gjithë të tjerët janë jashtëzakonisht të zënë

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Koha është gjithçka, dhe ndoshta koha më e keqe për ta ngritur këtë është kur të gjithë po përpiqen të përmbushin një afat të caktuar. Pavarësisht nëse është prapa banakut të një restoranti të ushqimit të shpejtë, ose gjatë një hapi të madh për biznes të ri, të kërkosh më shumë para në këtë kohë do t’ju dëmtojë në disa mënyra.

Së pari, ju bën të dukeni egoist; të gjithë po nxitojnë përreth, dhe ju dëshironi që shefi të ndalet dhe të fokusohet tek ju. Së dyti, të bën të dukesh i pavëmendshëm; tani nuk është koha, a nuk e shihni se sa të zënë janë të gjithë? Së treti, ju bën të dukeni sikur po përpiqeni të përfitoni nga situata. Shefi nuk do t’ju vlerësojë duke u përpjekur të negocioni me nguti një rritje page gjatë një krize. Pra, tërhiquni dhe prisni kohën tuaj. Gjërat do të qetësohen dhe më pas mund të godisni.

Ta filloni bisedën në një situatë të papritur

Kur jeni duke iniciuar temën e një ngritjeje dhe/ose promovimi, ju po bëni një kërkesë që ka pasoja. Shefi juaj duhet të ekzaminojë numrat, të shikojë performancën dhe mesataret e pagave dhe të marrë parasysh buxhetin për departamentin. Dhe shefi zakonisht duhet të marrë miratimin nga njerëzit e tjerë në kompani. E gjithë kjo është shumë zyrtare.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Sulmi me ultimatume

“Nëse nuk marr një rritje page, do ta lë punën ose nuk do ta përfundoj këtë projekt. Është shumë e thjeshtë”. Sa herë ju kanë thënë njerëzit se do t’ia thonë këtë shefit? Sa herë e keni menduar vetë? Sigurisht, është natyra njerëzore të dëshirojë kompensim të drejtë dhe ne të gjithë shpresojmë të vlerësohemi aq shumë sa njerëzit të bëjnë gjithçka për të mos na humbur. Fatkeqësisht, jeta nuk është kështu.

Duke u bërë shumë emocional

Zemërimi. Lotët. Xhelozia. Mosbesimi. Emocionet mund të rriten kur besoni se po prekni fundin. Megjithatë, është joprofesionale të shkarkosh gjendjen tënde emocionale te punëdhënësi. Ju mund të ndjeni se nuk jeni duke u vlerësuar për gjithçka që keni bërë për kompaninë ose mund të ju duket se keni ngecur prapa me faturat tuaja, me shpenzime të reja që do të vijnë në të ardhmen.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Të drejtën e aktrimit

Krahët e kryqëzuara. Vetullat e ngrysura. Duke marrë frymë vështirë përmes hundës. Të veprosh në këtë mënyrë nuk të bën asnjë favor. Ju do të dukeni si një person i llastuar dhe nëse nuk mund të mbështesni të gjitha pretendimet tuaja, do të dukeni edhe budalla. Mos hyni në zyrën e shefit tuaj duke u ndjerë i zemëruar dhe i mashtruar. Në vend të kësaj, qetësohuni dhe përgatituni. Shkruani të gjitha arsyet e matshme që ju meritoni një rritje dhe jepini shefit arsyet që i nevojiten për tua siguruar rritjen e pagës. Tregohuni i sjellshëm. Tregohu vetvetja. Dhe mos prisni asgjë.

Bërja e kërkesave kur kompania është në telashe

Nëse biznesi ka rënë në kohë vërtet të vështira financiare dhe udhëheqësve u është dashur të bëjnë shkurtime të konsiderueshme ose në rast se kompania është pranë falimentimit dhe nëse ju vendosni se kjo është koha më e mirë për të kërkuar një rritje page, thjesht po i tregoni menaxhmentit të lartë se jeni plotësisht i shurdhër. Nëse i keni mbijetuar shkurtimeve, ndoshta duhet të jeni mirënjohës që jeni ende në listën e pagave./Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:këshilla puneLifestylepagapunatop1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Pse introvertët veçohen nga të tjerët?
Artikulli i ardhshëm Tri opsione sekrete për ta bërë Google Chrome të funksionojë më mirë
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Life Style

Aplikacioni që punon pa internet dhe pa numra telefoni

8 Shikime
Life Style

A ia vlen të rifillosh një miqësi të vjetër? Ja çfarë thonë ekspertët

9 Shikime
Life Style

Zbuloni se çfarë suplemente duhet të merrni gjatë ekspozimit në diell!

7 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?