Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot vendi ynë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthjellët dhe stabil, me temperatura tipike për fundin e muajit gusht.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7°C dhe 10°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri në 29°C në disa rajone të Kosovës.
Qytetet me temperaturat më të larta pritet të jenë Prizreni, Istogu dhe Juniku, ku termometri do të shënojë deri në 29°C, ndërsa temperaturat më të ulëta të mëngjesit parashikohen në Dragash, me 7°C.
Parashikimi i plotë për qytetet kryesore të vendit është si vijon:
- Prishtinë: 9°C / 28°C
- Mitrovicë: 9°C / 27°C
- Podujevë: 8°C / 27°C
- Pejë: 9°C / 28°C
- Istog: 10°C / 29°C
- Gjakovë: 10°C / 28°C
- Junik: 10°C / 29°C
- Malishevë: 9°C / 27°C
- Prizren: 10°C / 29°C
- Dragash: 7°C / 25°C
- Ferizaj: 8°C / 27°C
- Gjilan: 8°C / 27°C
- Kamenicë: 8°C / 28°C
Instituti Hidrometeorologjik njofton se nuk parashihen reshje shiu gjatë kësaj dite dhe se kushtet meteorologjike do të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë dhe bujqësi./RTK/Katror.info