Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën në territorin e vendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të cilat parashihen të jenë më të theksuara në zonat malore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12°C, ndërsa ato maksimale do të jenë ndërmjet 26 dhe 32°C.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 3 m/s.