Mbi vendin tonë të hënën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, e lehte deri mesatare.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 30 gradë Celsius./Katror.info