Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e sotme do të karakterizohet nga mot me diell dhe prani e vranësirave të shpërndara.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 12°C dhe 18°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 32°C deri në 37°C.
Era do të fryjë me intensitet të ulët deri mesatar nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi prej 1 deri në 7 m/s./Katror.info