katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    12 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    12 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    12 months ago
    Postimet e fundit
    Përfundon numërimi në 12 komuna
    2 minutes ago
    Kreu i KQZ-së: Besojmë se brenda javës do të përfundojë procesi i numërimit të votave
    9 minutes ago
    Votat e diasporës, vendimtare për balotazhin e Gjilanit
    14 minutes ago
    Rezultatet e para të KQZ, kush po fiton në 7 komunat e mëdha?
    6 minutes ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut
    9 hours ago
    “Odiseja e Gëzimit” me premierë botërore në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Kajro
    11 hours ago
    Në pritje të Fest 64, javën tjetër publikohet lista e pjesëmarrësve
    11 hours ago
    Prodhimi nga energjia e rinovueshme tejkalon qymyrin
    11 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Zbulohet një intervistë e humbur prej 50 vitesh me John Lennon
    1 day ago
    Robbie Williams rikthehet me turneun “Long 90’s Tour”
    2 days ago
    Edi Rama hyn në botën e artit bashkëkohor me Société
    2 days ago
    Dua Lipa ndër yjet botërorë me më shumë këngë mbi 1 miliard dëgjime në Spotify
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    4 days ago
    OpenAI dhe AMD nënshkruajnë marrëveshje historike
    6 days ago
    OpenAI kap vlerën 500 miliardë dollarë
    1 week ago
    “Minus World” – Gabimi që shpërtheu imagjinatën e lojtarëve të Super Mario Bros
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i kanellës në mbrëmje
    6 days ago
    5 ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës
    7 days ago
    Kungulli i artë i vjeshtës, ja pse duhet ta konsumoni!
    1 week ago
    Portokalli si frut dhe veçoritë e tij
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Rrugët më të bukura hekurudhore për të parë ngjyrat e vjeshtës
    2 days ago
    Bukuritë e Budapestit që nuk duhen humbur
    4 days ago
    Kopenhaga: Një destinacion që vlen të vizitohet në çdo stinë të vitit
    3 days ago
    Fluturim “rozë” mbi ujërat e liqenit të Pogradecit
    3 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit

Last updated: 26/08/2025 8:09 AM
49 Shikime
Shpërndaje
Foto: Koha.net

“Peppa Marriti Band” ruan rrënjët e tij duke kombinuar këngën tradicionale arbëreshe me ritmet e rockut. Koncerti i së dielës në Prishtinë ka qenë një lloj ilustrimi i këtij lloj aktivizmi të tij me art, në kuadër të programit të edicionit të 43-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Veshjet, ritet kulturore, gatimet e mbi të gjitha gjuha, janë prej zakoneve që arbëreshët ruajnë. Arbërishten e kanë shqiptuar nëpërmjet vargjeve në këngët e tyre tradicionale e ato origjinale të bendit.

Përtej pasionit e talentit, për një grup arbëresh muzika është formulë për të ruajtur identitetin. Është mision për të kultivuar e promovuar gjuhën e kulturën arbëreshe që ka arritur të ruhet për pesë shekuj me radhë. “Peppa Marriti Band” ruan rrënjët e tij duke kombinuar këngën tradicionale arbëreshe me ritmet e rockut. Koncerti i së dielës në Prishtinë ka qenë një lloj ilustrimi i këtij lloj aktivizmi me art, në kuadër të programit të edicionit të 43-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Veshjet, ritet kulturore, gatimet, e mbi të gjitha gjuha, janë prej zakoneve që arbëreshët i ruajnë. Arbërishten e kanë shqiptuar nëpërmjet vargjeve në këngët e tyre tradicionale e ato origjinale të bendit.

Mundesh me e lexu edhe…

Koncerti në “Mensën Ramiz Sadiku” në Prishtinë, siç është bërë një lloj rituali që hapjet të jenë të lehta, edhe ky i grupit arbëresh ka qenë i tillë. Kësisoj ka qenë kënga “Ka vreshta” si uverturë e koncertit gati dyorësh. “Ohj Manu Chao!”ka qenë kënga me të cilën ka nisur seria e shpërthimeve muzikore e vokaliste. Me vargjet e këngës “Me gustas tu” të artistit Manu Chao ka jehuar edhe ajo shqipe.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Tri kitara, dy prej tyre elektrike, ilustrojnë me ritme vargjet dhe ato kryesisht mbajnë vijën melodike. Bateritë nga Enzo Astone i kanë dhënë dramë e dinamikë ndërsa violina, veçantia e këtij bendi rock, i ka dhënë natyrë melankolike me lojën e Pino Muranos. Me kitarë akustike e këndim ka qenë Angelo Konte, Antonio Castrovillari me kitarë elektrike e Demetrio Corino si vokal mbështetës e me bas-kitarë. 

Kanë kënduar këngët “Ajëret”, “Këndo!” e Vjershët”. Si dëshmi se në zemër mbajnë edhe traditën e këngës nga këto anë, nga repertori i tyre kanë buruar këngët “25 gërsheta” dhe “Xhamadani vija-vija”. 
Energjia e tyre në skenë është elektrizuese. Ata kanë kërkuar që publiku t’i bashkohet performancës së tyre me duartrokitje. Publiku i është përgjigjur pozitivisht. Ka bërë edhe më shumë. Ka rrokur vallen duke hedhur hapat duke ndjekur meloditë e këngës së grupit “Peppa Marriti” nga Shën Sofia e Epirit të Kalabrisë. 

Veçantia ka qenë kënga “Lule, lule”. Fillimisht e kënduar në frymë tradicionale, një tjetër kapitull i veçantë i kësaj perle arbëreshe ka qenë versioni në frymë ‘blues’. Këngët e radhës kanë qenë “Shahali”, “Një petrit”, “Poezia” dhe “E para”. 

“Jemi shumë të gëzuar që jemi këtu, kemi emocione”, ka thënë midis performancës frontmeni i bendit “Peppa Marriti”, arbëreshi Angelo Konte. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Violinisti italian Pino Murano e ka konsideruar përvojë të bukur koncertin. 

“Është shumë e rëndësishme sepse gjenerata e re mund të kapë këtë kulturë jo vetëm nga tregimet e gjyshërve dhe të afërmve të tyre”, ka thënë ai shkurt për KOHËN. 

Këngët origjinale janë sjellë në italisht. Programi ka vijuar me këngët “Jo so pazzo” dhe “Voglio vederti danzare”, ndërsa tradita kalabreze është thelluar në këtë koncert me këngët “Na vekkiarella”, “Brigante”, “Mos më harro”, “Rrini mirë se jam e vemi” dhe “Putora”. 

Grupi me këngë edhe ka dërguar mesazhe tek publiku. Prej këtyre këngëve të repertorit të tyre, njëra prej këngëve thërret ndaljen e luftërave e një tjetër i këndon lirisë. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në korrik të vitit të kaluar, grupi ka qenë në Mitrovicë ku ka mbajtur koncert në ngjarjen e quajtur ““Arbëreshët në Mitrovicë ‘24”, që u mbajt për dy ditë nën moton “Gjaku i shprishur s’u harrua”. 
“Ka ndryshime artistike, por ndiejmë energji të madhe nga njerëzit në të dy herët. Akustika ndryshon, por energjia e madhe është e përbashkëta. E dhamë më të mirën nga vetja për këtë koncert”, është shprehur arbëreshi Antonio Castrovillari, i cili në koncert ka luajtur me kitarë elektrike. 

Rock-arbëresh është fryma e këngës së tyre. Menaxherja e bendit, Maria Teresa Conte, ka thënë se qëllimi është të promovojnë gjuhën dhe traditën arbëreshe përmes muzikës, këtë pasuri të gjallë që jeton prej më shumë se pesë shekujsh në jug të Italisë.

“Idetë e tyre janë të bashkojnë rrënjët e rokut me kulturën arbëreshe duke sjellë në skenë një muzikë moderne dhe e lidhur me traditën. Gjatë viteve kanë marrë pjesë nëpër shumë festivale të rëndësishme në Itali, Shqipëri, Kosovë. Kanë publikuar tri albume dhe disa videoklipe dhe muzika e tyre është transmetuar në shumë emocione televizive italiane dhe shqiptare”, ka thënë ajo në skenë derisa ka prezantuar grupin. 

“Bendi është udhëtim muzikor që bashkon të kaluarën dhe të tashmen duke sjellë në çdo skenë energji, emocion dhe dashuri për rrënjët arbëreshe. Mbani mend nga vini, vendin, rrënjët tuaja”, ka vazhduar ajo më tej.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Grupi ‘Peppa Marriti’ u formua në Santa Sofia d’Epiro në vitin 1991. Kanë marrë pjesë në festivale të shumta si “Arezzo Wave”, “Invasioni”, “Adriatico-Mediterraneo”, “Sonica” e të tjerë në Itali, “BunkerFest” në Tiranë, si dhe në Përmet e Gjirokastër, gjer në Universitetin e New Yorkut. 
Në vitin 2005 publikuan albumin “Rokarbëresh”, “Këndò!” në vitin 2009 dhe “Ajëret” më 2017. 
“Mbi një bazë tipike muzikore rock, koncertet e grupit hapen ndaj tingujve ballkanikë (të theksuar nga përdorimi i violinës), me referenca ndaj këngëve tradicionale (Vjersh) dhe vazhdojnë në botën e muzikës popullore dhe bashkëkohore”, shkruhet në prezantimin e bendit. 

E muzika është njëra formë e kulturës shqiptare që vjen tradicionalisht në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që edhe sivjet, për të 43-tën herë, e bën Prishtinën  qendër për albanologët e huaj. 

Profesoresha Lindita Sejdiu-Rugova, e cila sivjet e drejton Seminarin, ka thënë se kanë tentuar disa herë që ta sjellin bendin në Prishtinë. 

“Ka dhjetë vjet që po e presim këtë koncert. ‘Peppa Marriti Band’ kanë qenë disa herë të planifikuar për të ardhur në Prishtinë. I kam takuar për herë të parë në Kalabri, nëse nuk gaboj, në vitin 2016, dhe atje jemi takuar dhe u kam premtuar që do të vijnë në Kosovë. Ja ku janë: tre arbëreshë, dy italianë dhe një arbëreshe që e menaxhon grupin”, ka thënë ajo. 

Nëpërmjet muzikës rock pesëshja luan rolin sublim: ruan gjuhën dhe kulturën e arbëreshëve të Italisë. /Koha.net/Katror.info

TAGGED:arbereshekengekulturemuzikapeoplePeppa Marriti Bandtradita

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Hajdari transferohet në Bundesligë, prej tij pritet shumë
Artikulli i ardhshëm Kombëtarja U17 e vajzave nis grumbullimin për miqësoret me Malin e Zi

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Zbulohet një intervistë e humbur prej 50 vitesh me John Lennon

19 Shikime
People

Robbie Williams rikthehet me turneun “Long 90’s Tour”

22 Shikime
People

Edi Rama hyn në botën e artit bashkëkohor me Société

16 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?