Sipas një raporti nga NASA, planeti ynë do të ketë një “mini-hënë” për rreth dy muaj, kur asteroidi 2024 PT5 do të fillojë të rrotullohet rreth Tokës nga 29 Shtatori deri më 25 Nëntor.
Ky asteroid, i zbuluar më 7 Gusht 2023, ka origjinën nga brezi i asteroidëve Arjuna dhe do të jetë i vështirë për t’u parë nga Toka, pavarësisht se do të jetë në afërsi të Hënës.
Studimi i publikuar nga Carlos de la Fuente dhe Raúl de la Fuente shpjegon se Toka ka aftësinë të tërheqë asteroida nga popullsia e objekteve pranë Tokës (NEO), duke i bërë ata mini-hëna për një periudhë të shkurtër. 2024 PT5 do të rrotullohet rreth Tokës përpara se të largohet nga orbita e saj, duke u rikthyer në orbitën e tij rreth Diellit, si planetët e tjerë, përcjell Top Albania Radio.
Pas largimit, asteroidi do të qëndrojë afër Tokës deri më 9 Janar 2025, kur do të largohet plotësisht për rreth 30 vjet. NASA vazhdon të gjurmojë mbi 28,000 asteroidë në kërkim të vendndodhjeve dhe orbitave të tyre, duke ofruar të dhëna të vlefshme për studime të mëtejshme. /Katror.info