Përdoruesit e Instagramit nuk do të mund të dërgojnë më porosi në kontaktet e Facebook, sipas përditësimeve më të fundit në faqet e mbështetjes së Metës.
Kompania nga Menlo Park, pronare e të dyja rrjeteve sociale, ka deklaruar se funksionin e shkëmbimit të porosive mes këtyre dy platformave do ta çaktivizojë në mesin e muajit dhjetor, transmeton portali “Tech Crunch”.
Pas këtij ndryshimi, porositë ekzistuese midis dy platformave do të jenë vetëm për lexim dhe përdoruesit nuk do të mund të fillojnë biseda të reja.
Meta prezantoi për herë të parë porositë ndër-platformë në vitin 2020, dhe tani po e mbyll atë pa shumë bujë apo pa një shpjegim konkret. Akti i Tregjeve Digjitale i Bashkimit Evropian (DMA) kërkon që aplikacionet e mëdha të porosive të jenë të pajtueshme./Katror.info