Ikona e popit, Shakira, ka shfaqur ironi në këngën e saj të fundit ndaj ish-burrit të saj, lojtarit Gerard Pique dhe të dashurës së tij të re, pasi çifti u nda vitin e kaluar.
Teksti i këngës ka referenca të shumta për Piquen, ku këngëtarja kolumbiane këndon “ndërrove një Ferrari për një Twingo” dhe “një Rolex për një Casio”.
Tutje Shakira këndon duke thënë “Një ujk si unë nuk është për burra si ti”, duke iu referuar hitit të saj të vitit 2009 “She Wolf”.
Vargjet e saj thumbuese vazhdojnë duke thënë “shpenzon shumë kohë në palestër, por ushtroje pak edhe trurin”.
Pas ndarjes së saj nga Pique, Shakira pretendoi se ish-futbollisti nuk bëri përpjekje të mjaftueshme në lidhjen e tyre afatgjatë, shkruan Goal.
Si një futbollist, ai donte të luante futboll dhe të fitonte tituj dhe unë duhej ta mbështesja atë. Njëri nga të dy duhej të bënte atë përpjekje dhe atë sakrificë. Dhe unë e bëra atë. E vendosa karrierën time në shkallën e dytë dhe erdha në Spanjë, për ta mbështetur që ai të luante futboll dhe të fitonte tituj. Dhe ishte një sakrificë e dashuri,
pati thënë ajo.
Videoja muzikore tashmë ka mbledhur më shumë se 30 milionë shikime që nga publikimi i saj 15 orë më parë.