Shoqata evropiane e futbollit, UEFA, njoftoi sot (e enjte) një lajm shumë të rëndësishëm në lidhje me përditësimin e orarit të Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Konkretisht, UEFA njoftoi se ka vendosur të ndryshojë orën e fillimit të finales së madhe të Ligës së Kampionëve, e cila vitet e fundit ka filluar rregullisht të shtunave në orën 21:00.
Kjo nuk do të jetë më kështu, pasi që nga ky sezon finalja do të fillojë në orën 18:00.
“Vendimi është hartuar për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të ndeshjes për tifozët, ekipet dhe qytetet pritëse duke optimizuar logjistikën dhe operacionet e ditës së ndeshjes, ndërkohë që ofron disa përfitime të prekshme”.
“Qëllimi ynë është ta bëjmë ditën e ndeshjes një përvojë vërtet të këndshme për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e emocioneve, duke krijuar njëkohësisht një atmosferë mikpritëse që ua lehtëson familjeve dhe fëmijëve pjesëmarrjen në ndeshjen më të madhe dhe më të rëndësishme të futbollit të klubeve të sezonit”, thuhet në njoftimin e UEFA-s. /Katror.info