Në fundjavën që po vjen do të nis sezoni i ri futbollistik në Kosovës.
Sezoni nis me ndeshjet e Superligës, dy prej të cilave zhvillohen me 10 gusht dhe dy të tjera me 11 gusht.
Të shtunen, Llapi do të përballet me Gjilanin, ndërsa Ferizaji me Feronikelin ’74.
Kampioni në fuqi, Ballkani, ndeshjen e parë e luan ditën e diel, kundër Dukagjinit, kurse në të njëjtën ditë zhvillohet edhe ndeshja mes Prishtinës dhe Suharekës.
Ndërsa ndeshja mes Dritës dhe Malishevës është shtyer nga FFK-ja, për shkak të angazhimeve të skuadrës gjilanse në garat ndërkombëtare.
Të gjitha ndeshjet zhvillohen nga ora . /Katror.info