Në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, Women in Data Kosovo në partneritet me Innovation Centre Kosovo (ICK) ka organizuar ngjarjen “Build your Bridge to Success”, që ka për qëllim të ndaj me mitrovicasit storje suksesi të ndërmarrësve nga rajoni i Mitrovicës të cilët me punën dhe kompanitë e tyre depërtuan në tregjet ndërkombëtare.
Ndërmarësit e suksesshëm kanë ndarë rrugëtimin frymëzues në fushën e TIK, të bizneseve të gjelbëtra dhe atë të shërbimeve dhe prodhimit.
Me organizim të veqantë gjatë Global Entrepreneurship Week Kosovo nga Women in Data Kosovo, Arta Shehu – Zaimi (Akademia jCoders & LabBox), Rushit Avdiu (BPM Business), Blerinda Veliu (Botanic-llc) dhe Arrita Plakolli – Haxhimehmeti (Pasta Fasta Kosova), janë ndërmarrësit më të suksesshëm të qytetit që Mitrovica i nderon.
WALL OF SUCCESS gjindet në ambientet e 7 Arte dhe përveq këtyre 4 emrave, përmbanë edhe mitrovicali tjerë të suksesshëm në fusha të ndryshme.