Pas suksesit shumë të madh të Kampionatit Evropian U20, në Kosovë të hënën do të organizohet edhe Kampionati Evropian (B) për hendbollistët deri në 18 vjet.
Kosova, Azerbajxhani, Bullgaria, Britania e Madhe, Luksemburgu, Belgjika e Gjeorgjia janë ekipet kombëtare pjesëmarrëse.
Kampionati Evropian U18 mbahet gjatë javës së ardhshme, përkatësisht nga deri më 18 gusht, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Në Grupin A janë Azerbajxhani, Belgjika, Bullgaria dhe Kosova. Grupi B përbëhet nga Britania e Madhe, Gjeorgjia e Luksemburgu. Sipas njoftimit të Federatës të Hendbollit të Kosovës, kombëtarja jonë është mbledhur shumë javë më parë dhe ka pasur fazë përgatitore të denjë.
Të hënën, më 12 gusht, zhvillohen ndeshjet:
- Britania e Madhe – Luksemburgu (14:00),
- Azerbajxhani – Bullgaria (16:15) dhe
- Belgjika – Kosova (18:30). /Katror.info