Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të martën (6 gusht), në ora 19:00 do të organizoj pritje shtetërore për nder të kampionëve dhe ekipit olimpik të cilët kanë përfaqësuar Kosovën me krenari në Lojërat Olimpike në Paris 2024.
“Kjo mbrëmje i dedikohet festimit të arritjeve të tyre të jashtëzakonshme, punës së palodhur dhe medaljeve historike që kanë sjellë në shtëpi. Sportistët tanë i kanë treguar botës fuqinë, vendosmërinë dhe talentin e Kosovës, duke na bërë të gjithëve krenarë. Bashkohuni me ne në sheshin “Xhorxh Bush”, t’i presim me krahë hapur, e të festojmë suksesin e tyre së bashku,” thuhet në njoftimin e ministrisë./Katror.info