Sonte në Teatrin ‘Jusuf Gervalla’ në Pejë, performon grupi ‘Never Come Down’ nga Nevada, Kalifornia.
Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë, përmes një postimi në rrjete sociale.
Ky grup muzikor, përfaqësues i një shkrirjeje të kulturës amerikane, ofron një version modern të muzikës tradicionale ‘Bluegrass’.
Muzika e tyre është një përzierje e zhanreve të ndryshme, duke përfshirë bluegrass, folk, country dhe rock, duke krijuar një tingull unik dhe të freskët.
Koncerti do të fillojë në orën 19:00. /Katror.info
Përgatiti:
