Në Kosovë po mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Lojërave dhe Arteve “New Born Kosova 2024”.
Drejtoresha gjenerale e festivalit, Zymrije Grajçevci, tha për Anadolu se këtë edicion festivali është nikoqir i ansambleve nga nëntë shtete të ndryshme si Ukraina, Turqia, Kroacia, Sllovenia, Lituania, Republika e Çekisë, Meksika, Spanja dhe Rumania.
Festivali, i cili është me natyrë garuese u zhvillua në katër qytete të Kosovës.
Hapja e festivalit ka qenë edhe në dy qytete të tjera. Dita e parë në Komunën e Podujevës, dita e dytë në Deçan, e diela ishte në Prizren ku edhe filloi gara zyrtarisht.
Të hënën dhe sot (e martë) festivali po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me performanca që do të përcaktojnë fituesit e këtij edicioni, të cilët shpallen nga ora 23:30.
Gjithsej katër çmime do të ndahen në kuadër të këtij festivali, nga një juri profesioniste me pjesëmarrje ndërkombëtare e cila do të shikojë në detaje paraqitjet e ansambleve nga lëvizjet e tyre koreografike, madje edhe veshjet./Katror.info