katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    11 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    11 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    11 months ago
    Postimet e fundit
    KQZ de-certifikon 15 kandidatë për zgjedhjet lokale
    7 hours ago
    Sorensen: Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi është i rëndësishëm
    8 hours ago
    Oda Amerikane diskuton tarifat 0% për mallrat amerikane
    10 hours ago
    Si është situata me zjarret në Kosovë?
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues
    2 hours ago
    Transfuzioni i Gjakut realizon aksione të dhurimit të gjakut
    4 hours ago
    Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem i bashkohen Shoqatës së parë Vullnetare për Zjarrfikje
    10 hours ago
    Hapet sot pika grumbulluese për pemët e imëta në Gjilan
    10 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Robert De Niro zbulon aktorët dhe filmat e tij të preferuar
    8 hours ago
    Festivali i Këngës i RTK-së mbahet më 6, 7 dhe 8 nëntor
    10 hours ago
    Muzika si formulë e ruajtjes së identitetit
    1 day ago
    Sonte mbahet koncerti solemn për 115-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Google Pixel 10” me IA të integruar sfidon “Apple”
    6 days ago
    Metoda virale në TikTok që po ndihmon njerëzit të kursejnë para
    1 week ago
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    2 weeks ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    “Dubai” çokollata e ktheu fëstëkun në një biznes shumë fitimprurës
    4 days ago
    Kivi, fruti i parë me miratim shëndetësor nga BE-ja
    5 days ago
    Shumë kanë problem të konsumojnë shalqirin me fara, a janë vërtetë të rrezikshme për shëndetin?
    2 weeks ago
    Kjo është arsyeja pse të gjithë po shtojnë limon në ujë gjatë verës – përfitimet do t’ju befasojnë!
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lumi i Shalës, mrekulli për vizitorët e huaj
    6 hours ago
    Shqipëria “virtuale”, magnet për turistë nga e gjithë bota
    2 weeks ago
    Bodrumi: Nga mrekullitë antike tek parajsa e miliarderëve
    1 day ago
    New York Times promovon Shqipërinë: Destinacioni turistik që po mahnit
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nga Kosova në skenën botërore të CS2 – makazze rrëfen rrugëtimin drejt NAVI
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Nga Kosova në skenën botërore të CS2 – makazze rrëfen rrugëtimin drejt NAVI

Last updated: 11/07/2025 1:18 PM
58 Shikime
Shpërndaje
Foto: Telegrafi

Ëndrra që për shumë të rinj në Kosovë nis nga një kompjuter modest, një server Faceit dhe një ndeshje e zakonshme në Counter-Strike, për Drin “makazze” Shaqirin është shndërruar në realitet. Vetëm 18 vjeç, ai është emri më i ri që po bën histori në skenën ndërkombëtare të eSports, pas promovimit të tij nga NAVI Junior në ekipin e parë të Natus Vincere (NAVI) – një nga organizatat më të njohura në botën e CS2.

Pas një viti të mbushur me paraqitje mbresëlënëse në NAVI Junior, makazze e fitoi besimin e trajnerëve dhe drejtuesve për të kaluar në radhët e më të mirëve. Tani, ai ndodhet në Barcelonë, ku ka nisur stërvitjet me skuadrën kryesore në prag të turneut prestigjioz IEM Cologne 2025, ku pritet të bëjë debutimin e tij zyrtar.

“Përkushtimi ndaj lojës dhe puna e palodhshme me ekipin e akademisë më kanë ndihmuar jashtëzakonisht shumë. Kam qenë gjithmonë i fokusuar dhe e kam pasur një qëllim të qartë: të arrij në ekipin e parë,“ u shpreh Shaqiri në një intervistë për Telegrafin, duke theksuar se ky kalim është rezultat i përgatitjes serioze që ka bërë ndër vite.

Mundesh me e lexu edhe…

Djaloshi nga Kosova nuk e fsheh as emocionin dhe përgjegjësinë që e pret në këtë fazë të re të karrierës. Ai do ta zëvendësojë “jL”, ish-MVP i Majorit të Kopenhagës – një detyrë aspak e lehtë për një lojtar kaq të ri.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ta zëvendësosh një MVP të Majorit është përgjegjësi e madhe. Por për mua, kjo tregon edhe besimin që NAVI e ka tek unë dhe kjo më motivon edhe më shumë që të dëshmohem në çdo ndeshje,” tha makazze, i vendosur që të shfrytëzojë këtë mundësi të rrallë.

Në këtë rrugëtim nuk është vetëm. Ai ka përkrahjen e trajnerit legjendar B1ad3, i cili është i njohur për zhvillimin e talenteve të reja dhe sukseset me NAVI-n ndër vite.

“B1ad3 është ndër trajnerët më me përvojë në CS. Me të besoj se do të rritem edhe më shumë si lojtar. Ai i njeh detajet, është shumë i përpiktë dhe di si të zhvillojë talentet. Është një mundësi e artë për mua që të punoj me të,“ u shpreh Shaqiri, duke shtuar se përgatitjet për IEM Cologne kanë nisur që nga 11 korriku dhe fokusi është maksimal.

Por rruga drejt suksesit ka pasur edhe momentet e veta të vështira. Inspirimin e parë, Shaqiri e gjeti te një ekip shumë më afër vendlindjes – Bad News Eagles, përfaqësuesit e parë shqiptarë në Major.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Në fillim jam frymëzuar nga Bad News Eagles, veçanërisht nga Juanflatroo. Ka qenë modeli im prej ditës së parë. Më ka shty të besoj që edhe lojtarët shqiptarë mund të arrijnë në skenën më të madhe. Ata e hapën një derë që për shumë prej nesh dikur dukej e pamundur,” thekson ai.

I pyetur për ndonjë mesazh për të rinjtë që luajnë CS2 në Kosovë dhe që ëndërrojnë një rrugë si e tij, makazze është i drejtpërdrejtë:

“Mos e ndalni veten kurrë. Ndiqni ëndrrat tuaja, punoni çdo ditë dhe mos u dorëzoni. Me përkushtim dhe durim gjithçka është e mundur. Edhe unë kam qenë aty ku jeni ju, dhe kjo që po më ndodh tani është dëshmi që gjithçka mund të bëhet realitet.”

Shaqiri është jo vetëm një përfaqësues i ri i NAVI-t, por edhe një simbol frymëzimi për brezin e ri të lojtarëve shqiptarë. Me vendosmëri, talent dhe punë të palodhshme, ai është gati të tregojë veten në një nga skenat më të mëdha të CS2, dhe të çojë më tej historinë e suksesit të Kosovës në eSports./Katror.info.

Intervista u realizua nga Telegrafi Sport.

TAGGED:CSGoDrin shaqirilajme të miraMakazzeNAvitop3

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Ja përse algat mund të jenë ushqimi i së ardhmes!
Artikulli i ardhshëm Bunkeri i Ulpianës po shndërrohet në Qendër Arti e Kulture

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Ekzekutohen pagesat për tekste shkollore për mbi 120 mijë aplikues

11 Shikime
Lajme të mira

Transfuzioni i Gjakut realizon aksione të dhurimit të gjakut

10 Shikime
Lajme të mira

Të rinj e të moshuar, vajza dhe djem i bashkohen Shoqatës së parë Vullnetare për Zjarrfikje

13 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?