katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    9 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    9 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    9 months ago
    Postimet e fundit
    MAShTI dërgon katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-5
    1 hour ago
    Sot mot me diell dhe temperatura deri në 33°C
    2 hours ago
    Ndihmëssekretari amerikan viziton Kosovën, pritet takime me liderët
    21 hours ago
    Osmani: SHBA e përkushtuar për anëtarësimin e plotë të Kosovës në OKB
    21 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Largimi i Kosovës nga lista e vendeve në konflikt rrit shpresat për investime
    1 hour ago
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
    1 day ago
    Më 23 korrik kthehet edicioni i 5-të i RLIOF
    1 day ago
    Kosova dhe Shqipëria takohen për hartimin e planit të përbashkët 2025-2028
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
    1 hour ago
    Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri
    2 days ago
    Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza
    2 days ago
    Justin Bieber rikthehet me albumin “SWAG” — më i errët, më i ndjeshëm, më ndryshe
    2 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Samsung lanson Galaxy Z Flip7: Kamerë perfekte, AI i avancuar & dizajn i palosshëm
    19 hours ago
    Apple përgatit iPhone 17 Pro Max me super bateri
    1 week ago
    Si u bë ‘Labubu’ një fenomen global?
    3 weeks ago
    Threads shton opsionin “Spoiler”: Diskuto pa prish surpriza!
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Mos e bëni më këtë gabim! Pirja e kafes esëll mund të dëmtojë shëndetin tuaj…
    1 hour ago
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
    1 hour ago
    Vlerat e rralla të dardhave shqiptare – Zbulojini këtu!
    3 days ago
    Djathi më i shtrenjtë në botë shitet për 42,232 dollarë
    4 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    9 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Njihuni me Santorinin, ishullin mbresëlënës grek…
    1 hour ago
    Qytetet më të mira për të jetuar për vitin 2025!
    51 minutes ago
    Teatri La Scala prezanton kod të ri veshjeje – Ja çfarë lejohet sipas rregullave të reja
    2 days ago
    Gjermania shënon rekord banorësh, jo nga lindshmëria por nga emigrantët
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Nick Cave nga punker, te poet dhe predikues
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
People

Nick Cave nga punker, te poet dhe predikues

Last updated: 31/03/2024 10:34 AM
130 Shikime
Shpërndaje
Nuck Cave në një koncert në Verona, Itali | Foto: Getty Images

I veshur me një kostum të errët, një këmishë të bardhë me jakë të hapur dhe me krifën e tij të zezë të gërvishtur mbrapa. Ky është Nick Cave siç e imagjinojnë të gjithë.

Forca kryesore dhe predikues i “foltores” së “Farave të këqija” (grupi i tij Bad Seeds), ballader, bariton, aktor, dramaturg, poet dhe shkrimtar, mendimtar i thellë, keqbërës, mirëbërës, dhe rilindës i gjithanshëm.

Cave ka qenë një prani në ndërgjegjen e publikut për më shumë se 40 vjet. Së pari dhe më e rëndësishmja, është muzika. Ditët e hershme si “dirigjent” muzikor për post punk grupin “The Birthday Party”, më pas udhëheqës i grupit gjithnjë në zhvillim “The Bad Seeds” dhe në pika të ndryshme, forca shtytëse pas raketës emocionuese rock të grupit “Grinderman”.

Mundesh me e lexu edhe…

Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?

Pastaj ka gjëra të tjera, skenarë të shumëllojshëm, libra dhe partitura filmash, aktrime. Është një karrierë që nuk është ndalur kurrë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Cave pa dyshim i takon artistëve të kalibrit të rëndë që konsiderohen të barabartë edhe në botën letrare duke e përcjellë traditën e Bob Dylan, Leonard Cohen, dhe Tom Waits, dhe të rock poetit Jim Morrison.

Në vitin 2017, Cave filloi një seri shfaqjesh me fjalë të folura, në të cilat ai thjesht qëndroi në skenë dhe foli me audiencën. Tani vjen versioni online i kësaj, i quajtur “The Red Hand Files” (Dosjet e Dorës së Kuqe) i emëruar sipas këngës së tij ikonike të vitit 1994, “Red Right Hand”. Faqja e internetit i lejon fansat e Cave të paraqesin pyetje të hapura, të cilave këngëtari më pas u përgjigjet, në shkrime të shkruara bukur që postohen në internet. “Mund të më pyesni për çdo gjë,” u thotë ai lexuesve.

BBC NEWS

“Nuk do të ketë moderator. Kjo do të jetë mes meje dhe teje. Le të shohim se çfarë ndodh.” Deri më tani ai u është përgjigjur pyetjeve për gjithçka, nga roli i rethanave në punën e tij deri tek ajo çka mendon për Krishtlindjet. Nick Cave është një fjalëpunues i mirë, një shkrimtar i madh. Përgjigjet e tij  prekin lexuesin me elokuencë, sinqeritet dhe ndershmëri në për pyetjet që shtrojnë ata që nga çështjet se çfarë është dashuria, natyra e pikëllimit, demonët personalë, urrejtja ndaj vetvetes, frymëzimi dhe ndikimet.

Cave lindi në Warracknabeal, një fshat në shtetin australian të Viktorias. Si fëmijë ai jetoi në Warracknabeal dhe më pas në Wangaratta në Viktorian rurale. Që në moshë të re Cave i lexoi klasikët letrarë, si Krimi dhe Ndëshkimi dhe Lolita edhe Biblën që mbjellë në të sensin e thellë moral, por ishte edhe i impresionuar me Ned Kelly, një rebel australian nga shekulli 19.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Kur Cave ishte nëntë vjeç, ai u bashkua me korin e Katedrales së Trinisë së Shenjtë të Wangaratta-s. Në moshën 13-vjeçare ai u përjashtua nga shkolla e mesme Wangaratta, kur prindërit e dërgojnë në Melbourn për të studiuar artin.

Nëpërmjet vëllait të tij më të madh, Cave u bë një fans i grupeve rock progresiv si King Crimson, Pink Floyd dhe Jethro Tull, ndërsa një e dashur e fëmijërisë e prezantoi atë me Leonard Cohen, të cilin më vonë e përshkroi si “kantautorin më të madh nga të gjithë”.

Edhe pse nga një provincë rurale Nick Cave si punkeri i ri arriti të provokojë Australinë me grupet e tij të rinisë “The Boys Next Door – Birthday Party”.

Më 1983, Nick Cave themeloi Bad Seeds, një supergrup post-punk që përfshinte ish-kitaristin fenomal nga “Birthday Party” Mick Harvey dhe gjermanin karizmatik Blixa Bargeld i cili ishte një kitarist eksperimental nga grupi gjerman “Einstürzende Neubauten.”

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Me Bad Seeds, Cave vazhdoi të eksploronte obsesionet e tij me fenë, vdekjen, dashurinë, Amerikën dhe dhunën me një hibrid të çuditshëm, ndonjëherë me vetëdije eklektike të blues-it, gospelit, rock-ut dhe post-punk-ut artistik, megjithëse në një mënyrë më të ndrydhur.

Cave gjithashtu lejoi që aspiratat e tij letrare të dilnin në plan të parë, tekstet janë prozë narrative, të rënda në aludime letrare dhe mit-bërje. Tekstet e zymta të Cave, të fiksuara pas vdekjes dhe dashurisë me një pasion të frikshëm, aranzhimet e errëta muzikore dhe zëri i thellë i baritonit e shndrojnë Cave në një predikues të besueshëm për gjërat që këndon.

Që nga fundi i viteve ’70, Nick Cave ka dëshmuar të jetë një nga talentet më të qëndrueshme, që ka dalë nga epoka post-punk. Përveç të qenit një artist jashtëzakonisht konsistent, këngët e tij janë mbuluar nga të gjitha zhanret muzikore, nga Josh Groban, PJ Harvey dhe Johnny Cash te Arctic Monkeys, Metallica dhe Chelsea Wolfe e shumë të tjerë. Megjithatë, këngët e tij shpesh dramatike, romantike dhe/ose pikëlluese tingëllojnë më së miri nën performancën e tij.

I shoqëruar nga grupi i tij i kudondodhur Bad Seeds, stili i Cave është i paimitueshëm, koncertet e tij i ngjajnë ritualeve dhe performanca e tij gati se tretet në predikim kur ai lidh raport të posaçëm me publikun i cili shpesh shndërrohet në pjesë të performansës. Muzika e tijë shtrihet në një spektër që përfshin rock zhurmues, zhurmues, por jashtëzakonisht muzikor, pjesë të barabarta mutante, rockabilly, garazh, indie, post-punk dhe kabare, si dhe balada romantike mahnitëse dhe blues të thyer, ndonjëherë të gjitha në të njëjtin album siç ndodhi në “Your Funeral My Trial” (Funerali yt, gjyqi im i 1986-ës).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Albume të tjera të hershme, në veçanti “The Firstborn Is Dead” (I linduri i parë është i vdekur) i vitit 1985, shkriu bluesin e shkëlqyeshëm të stilit të John Lee Hooker në post-punk kërcënues.

Albumet e mëvonshme, duke përfshirë “The Good Son”, (Biri i mirë) të viteve 1990, “Let Love in” (Le dashurin të hyjë) album i ndikuar nga qëndrimi i tij trevjeçar në Brazil me hitin e errët, por të paharueshëm “Red Right Hand” (Dora e kuqe e djathtë). “Goos Son” (Biri i mirë) të viteve 1990, dhe “Murderer Ballads” (Baladat e Vrasjes) së 1996. “Murder Balads” ishte një triumf, një koleksion i frikshëm, por i bukur i baladeve, i zhytur në histori dhe traditë.

Në publikimin e “Murder Balads” Clark Collis i revistës Select shkroi se albumi “gërshetohet në një meditim mbi vdekjen që është edhe i bukur dhe vërtet shqetësues”. Dueti i parë i albumit, Henry Lee,  e frymëzuar nga balada popullore britanike të shekullit të 18-të, përmban një atmosferë të qetë dhe frymëzuese nga PJ Harvey, artiste e shkëlqyer në fushën e muzikës, fotografisë dhe filmeve, multi instrumentaliste, kompozitore dhe skenariste (për Kosovën e njohur me pjesëmarrjen e saj në Dokufest në Prizren në vitin 2011). Protoganisjta e kënduar nga Harvey vret djaloshin në të cilin ishte dashuruar. Mick Harvey zgjedh akorde të butë në kitarën e tij duke u ndërthurur në mënyrë hipnotike me akordet e pianos së Conway Savage,

Dueti me Kylie Minogue “Where The Wild Roses Grow” (Ku rriten trëndafilat e egër) kap një dialog midis protagonistit vrasës dhe viktimës së tij Rose Connolly -Elisa, ky duet është ndër më të kontraversët në muzikën moderne dhe karakterizohet si një takim e princeshës së popit dhe princit të errësirës.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Nick cave and the bad seeds

Numri i trupave të mbytur vazhdon të rritet gjatë gjithë albumit 20 fëmijë që vdesin në “The Curse Of Millhaven” ( Mallkimi i Millheaven), anomalia e trazuar e albumit, e cila hapet me një raketë kakofonike dhe tingëllon si një “polka e çmendur”. Më pas është radha e 20 minatorëve që të dorëzohen në një akt hakmarrjeje të etur për gjak nga “Crow Jane” (Sorra Jane).

Bari 14-minutësh i O’Malley është shumë më personal. Cave në këngë, duke u rikuperuar nga një festë pranë pishinës në një hotel gjerman, me banane në dorë, imagjinon ekzekutimin e tmerrshëm të secilit prej pushuesve të zhurmshëm që shqetësojnë rikuperimin e tij. Kënga”Stagger Lee” jep blasfemi të mjaftueshme dhe dhunë të paarsyeshme nga mllefi i fatit të keq për të kënaqur standardet gjakatare të epokës post-gangsta rap, Quentin Tarantino.

Kënga e fundit në “Murder Ballads”, “Death Is Not The End” (Vdekja nuk është fundi) një ripërpunim i  Bob Dylan është një “shënjë pikësimi e vogël shakaje” sipas Cave, me Anita Lane, Shanon MacGowan, PJ Harvey dhe Kyle Minogue të gjithë të grumbulluar për kor. Pas gjithë gjakderdhjes së tmerrshme në nëntë këngët e mëparshme, ne kemi mbetur me frazën shpresëdhënëse “vetëm mbani mend, se vdekja nuk është fundi”, përfundon albumi.

Albumi i radhës Boatman’s Call ” (Thirrja e varkëtarit) të vitit 1997, e paraqet një Nick Cave duke u rikurperuar nga aferat dhe dashuria.  Album shumë personal dhe shumë i thellë i fokusuar në talentin e tij të konsiderueshëm në këngët e dashurisë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“No more Shall We Part”  (Nuk do të ndahemi më) oscilon mes psiko-baladave të stuhishme dhe debateve teologjike ku Cave jep tregime të lira rreth fuqisë shëruese të dashurisë “Kontratat janë lidhur /Unaza është e kyçur në gisht”.

“Push the Sky Away” (Shtyje qiellin larg) e 2013-ës, e zbut egërsinë e tij në favor të peizazheve zanore të humorit për tregimin e tij të përkulur. “Ghosteen” i 2019-ës ishte një meditim minimalist, por emocionalisht shkatërrues mbi pikëllimin dhe humbjen.

“The Ghosten” ishte albumi i parë që Nick Cave ka shkruar dhe realizuar tërësisht që nga vdekja tragjike e djalit të tij adoleshent, Arthur, në vitin 2015 – ai kalon nëpër pikëllimin e tij në të gjitha fazat e nevojshme, herë pas here sikur në kohë reale. Disponimi i tij shkon midis familjes dhe shthurjes. Ai ndjen empati me besimtarët e vërtetë.

Ai lidhet me miqësinë dhe dashurinë në çdo formë që ata marrin. Ai humb besimin e tij, pastaj lufton dëshpërimisht për çdo besim që mund ta zëvendësojë atë. I shënuar nga sintetizues, piano dhe elektronikë, albumi është në mënyrë të alternuar pikëllues dhe ngushëllues.

Më 30 gusht të atij viti Cave ka paralajmëruar albumin e ri “ “Wild God” (Zoti i egër). Lirikisht, “Wild God” duket se vazhdon eksplorimin e besimit nga Cave. Kënga duket se ndeshet me idenë e një hyjnie ‘të egër’, ndoshta me të meta. Me talentin e njohur të Cave për metaforën dhe imazhet e fuqishme, dëgjuesit mund të presin shtresa të egra për hyjnitë me të meta.

Nick Cave njëri ndër artistët më të vlerësuar të kohës sonë, gati se nuk ka çmim dhe fushë arti në të cilën nuk është vlerësuar, këngët e tij janë përdorur në të gjithat zhanret e kinematografisë, nga horror “Scream” e deri te “Harry Potter”, ka shkruar kolona zanore për më se 10 filma dhe vetë është paraqitur si aktor në disa prej tyre, janë realizuar 4 filma dokumentarë për veprimtarinë e tij. Eshtë autor i dy romaneve dhe tetë përmbledhjeve të tregimeve të shkurta dhe poezisë dhe dy skenarëve të filmit./Katror.info

Përgatiti:

Mahir Elshani
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    Elvis Presley, mbret i rock and rollit dhe trashëgimia e tij përtej kohës
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    The Who, rokerët që revolucionarizuan rok muzikën duke krijuar rok operën Tommy
  • Mahir Elshani
    https://katror.info
    James Brown, nga vallëzimi në rrugët e qytetit deri te fama botërore
TAGGED:KengetarKylie Minogueletersimuzikenick cavepeoplePunkrocktopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Janë shitur pothuajse të gjitha biletat për Kampionatin Evropian të Futbollit
Artikulli i ardhshëm Cillian Murphy zbulon arsyen pse u bë vegan

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

People

Dolores O’Riordan dhe Cranberries: Fuqia emocionale e “Zombie” që preku ndërgjegjen kolektive

2 Shikime
People

Paul McCartney rikthehet në skenë me një turne të ri

27 Shikime
Lajme të miraPeople

Jeta Zeka dhe Zyrije Pireva përfaqësojnë Kosovën në Samitin Evropian të Basketbollit për Vajza

21 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?