Aktori Nicolas Cage rruajti kokën dhe rriti mjekrën për xhirimet e Western Butcher’s Crossing me regji të Gabe Polsky.
Filmi bazohet në romanin e vitit 1960 me të njëjtin emër nga shkrimtari John Edward Williams dhe ndjek një grup gjuetarësh bizonësh në Perëndimin e Egër. Filmi trajton çështje të natyrës njerëzore dhe maskulinitetit dhe luftën e njeriut kundër natyrës, shkruan Katror.info.
Skenari i filmit është shkruar nga Polsky dhe Liam Satre-Meloy, dhe përveç Cage, në film luajnë edhe Fred Hechinger, Jeremy Bobb, Xander Berkeley, Rachel Keller dhe Paul Raci.
Cage zbuloi se frymëzimi i tij për personazhin e tij, Miller, ishte Michael Jordan dhe Marlon Brando nga Apocalypse Now.
“Gabe Polsky donte që unë të rruaja kokën për t’u dukur si Michael Jordan. Michael Jordan gjithmonë kishte nevojë të fitonte në fushë. A nuk është Miller i tillë? Për shkak të kësaj nevoje për të shënuar, për të fituar. Kjo më bëri të mendoj”, tha Cage. “Kjo pamje me kokë të rruar më kujtoi pak Kurtz-in nga romani i Joseph Conrad dhe Apocalypse Now i Coppola. Mund të jetë një kombinim i Michael Jordan dhe Marlon Brando në Apocalypse Now “, shtoi ai.
Butcher’s Crossing u shfaq premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto vitin e kaluar, ku mahniti kritikët. Do të shfaqet në kinema nga 20 tetori.Katror.info