Nicole Kidman ka befasuar ndjekësit me ndryshimin ne look. Aktorja e famshme i është bashkuar trendit të momentit, modelit bob të flokëve. Ajo e zbuloi këtë ndryshim përmes një postimi në Instagram. Flokët e gjatë në nuancën e biondes në luleshtrydhe, ia kanë lënë vendin flokëve të shkurtër në tonet e biondes së akullt.
Ky ndryshim drastik i pamjes së Kidman është i dyti pas atij në filmin “Expats”, ku ajo u shfaq me flokë super të shkurtër bob, por më të harkuar në pjesën fundore. Vitet e fundit, Nicole ka preferuar që t’i qëndrojë besnike flokëve të gjatë, shpesh me onde ose kaçurrela që është dhe forma natyrale e flokut të saj./Katror.info