“Në Muzeun Historik Kombëtar janë ngritur skelat sërish, por kësaj radhe për investimin më madhor që do të bëhet në këtë institucion, i cili do ta tjetërsojë tërsisht konceptimin e hapësirave të tij.”
Ky investim i cili ka kaluar me shumë diskutime dhe interes, ka hyrë në fazën e parë të tij. Në një përgjigje për Tv Klan, Ministria e Ekonomisë dhe Kulturës së Shqipërisë pohon se faza e parë e punimeve është paketimi dhe zhvendosja e objekteve që janë pjesë e ktij institucioni, duke dhënë dhe përgjigjen përfundimtare se çfarë do të ndodhë me to.
“Objektet arkeologjike dhe jo vetëm ato, por të gjitha objektet e tjera të ekspozuara dhe jo të ekspozuara që janë pjesë e fondit muzeor të Muzeut Historik Kombëtar, do të paketohen e zhvendosen brenda ambienteve të MHK, sipas të gjitha standardeve të ruajtjes së objekteve muzeore gjatë kryerjeve të punimeve të ndryshme restaurimi të godinës. MEKI bën me dije se cilat do të janë fazat e mëtejshme, e që do të nisin pikërisht me forcimin e strukturave mbajtëse të Institucionit dhe rinovimin e fasadës prej guri, dyerve dhe dritareve,” thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Në investimin prej 6.4 milion euro, do të përfshihen edhe punime të tjera teknike, që nga izolimi i taracës, punime eletrike dhe ato për mbrojtjen ndaj zjarrit, mobilim dhe muzealizmim. Muzeu u inagurua më 28 tetor 1981 dhe prej 43 vitesh kjo do të jetë ndërhyrja e parë e plotë e këtij godine e cila ruan mbi 6500 objekte.