Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po finalizon përgatitjet për mbajtjen e Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të zhvillohen më 12 tetor. Sot, e shtunë, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë shpërndarja e materialit zgjedhor në të gjitha vendvotimet.
KQZ ka njoftuar se të shtunën, 11 tetor 2025, ora 08:00 nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të bëhet shpërndarja e materialit zgjedhor për Zgjedhjet Lokale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.
Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen nesër, më 12 tetor. Vendvotimet pritet të hapen në orën 07:00 dhe të mbyllen në orën 19:00. Qytetarët do të kenë mundësi të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për komunën e tyre, si dhe për një asamblist të kuvendit përkatës komunal.
Për të mundësuar votimin me kusht në Zgjedhjet Lokale për kryetarë të komunave dhe për Kuvende Komunale, në çdo komunë është caktuar nga një qendër votimi.
Sipas KQZ-së më 12 tetor, do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Në Zgjedhjet Lokale votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi. /RTK/Katror.info