Në sallën e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë kanë nisur sot garat ndërkombëtare të pingpongut, që për disa ditë do të sjellin në Kosovë sportistë nga vende të ndryshme të botës, shkruan Katror.info.
Nga data 29 maj deri më 1 qershor mbahet turneu “WTT Youth Contender”, ndërsa prej 3 deri më 7 qershor zhvillohet “WTT Feeder Prishtina”.
Në këto dy gara pritet të marrin pjesë rreth 600 sportistë, përfshirë edhe pingpongistë të nivelit botëror.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar Federatën e Pingpongut të Kosovës për organizimin dhe u ka uruar suksese garuesve vendorë në këtë ngjarje ndërkombëtare sportive. /Katror.info
Përgatiti:
