Një nga aktoret më të bukura, Jessica Alba, shkëlqeu edhe në një edicion disi të çuditshëm.
Aktorja bukuroshe (42) ka mahnitur me një korse gjysmë transparente në festën e përvitshme “Dia de Muertos” në Los Angeles. Ajo ishte e veshur e tëra në të zeza dhe tërhoqi vëmendje të jashtëzakonshme dekolteja e zbukuruar me bizhuteritë e argjendta që i binin mbi gjoks.

Kompleti në të cilin ajo u shfaq përfshinte një fund të gjatë të zi me një të çarë të thellë që arrinte deri në kofshë, ndërsa për këpucë zgjodhi çizmet e zeza të thella me takë të trashë.

Ajo gjithashtu kishte veshur një vello të zezë me një detaj në kokë që i përshtatej stilit dhe temës së përgjithshme, si dhe buzëkuq të kuq me grim pak më të fortë se me çfarë e shohim zakonisht. /Katror.info