Meqë po i afrohemi festave të fundivitit, reklamat e kompanisë Coca-Cola janë ato që në përgjithësi edhe zyrtarisht na tregojnë që kemi hyrë në sezonin e festave, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
Mirëpo t’i rikthehemi një mini-analize të reklamës së Coca-Cola të Krishtlindjeve të vitit 2020 e cila është realizuar nën regjinë e hollivudianit, Taika Waititi, sot bashkëshortit të Rita Orës.
Waititi është i njohur për filmat e tij Jojo Rabbit, What We Do In The Shadows dhe Thor: Ragnarok.
Reklama fillon me një vajzë të re që i thotë ‘Mirëupafshim’ babait të saj. Para se ai të largohet, ajo i jep letrën e saj të Santa dhe i kërkon që t’ia dorëzojë. Teksa ai ishte në punë, ai dallon një varkë postare në det.
Ai përpiqet ta ndjekë atë duke përdorur një varkë me shpejtësi. Në gjysmë të rrugës, motori ndalon së punuari dhe ai e gjen veten të humbur, duke lundruar në mes të oqeanit. Pas kësaj shumë shpejt e gjen veten tërësisht i largur në breg.
Por ai nuk lejon asgjë ta ndalë. Babai niset në një mision për t’ia dorëzuar letrën Babagjyshit në Polin e Veriut vetë. Ai ngjet shkëmbinj, kalon përmes ujit me baltë dhe lufton me insektet në një pyll.
Më në fund, ai mbërrin në kasollen e Babadimrit vetëm për ta kuptuar se është i mbyllur për Krishtlindje.
Kamioni i Coca-Cola mbërrin dhe i ofron atij një udhëtim për në shtëpi.
Pasi mbërrin në shtëpi, lexon letrën e së bijës. Në të shkruan: ‘I dashur Babadimër, të lutem sille babin në shtëpi për Krishtlindje.’
Kjo reklamë konsiderohet si një ndër më të fuqishmet të sezonit nga Kantar, dhe formula fituese nuk është sekret, por sentimentalizëm që kjo reklamë përdorë i fton shikuesit në mbarë botën të lidhen me të.
Kjo ka qenë reklama e vitit 2020, po qysh ka me qenë reklama e vitit 2022, po e presim me emocion se jo edhe ashtu është kthyer në traditë “pa kamionin e Coca-Cola nuk vijnë as Krishtlindjet dhe Viti i Ri.”/Katror.info