Për ata që duan shëtitje panoramike mbi shkëmbinj, ngjyra mahnitëse vjeshte dhe rërë të artë buzë detit, qyteti i vogël Ogunquit në brigjet jugore të Maine është një destinacion që s’duhet humbur këtë tetor.
Ogunquit ofron gjithçka që lidhet me qetësinë dhe bukurinë natyrore. Një nga atraksionet më të njohura është Marginal Way, një shteg bregdetar rreth një milje të gjatë që lidh qendrën e qytetit me Perkins Cove.
Gjatë shëtitjes, vizitorët mund të shijojnë pamjen e oqeanit Atlantik, rërën e bardhë të plazhit të Ogunquit-it dhe frymëzimin e vjeshtës, ndërsa ulen në stolat përgjatë rrugës për të vëzhguar horizontin.
Një tjetër pikë e veçantë është Mali Agamenticus, një zonë e mbrojtur natyrore që ofron pamje të jashtëzakonshme të pyjeve me gjethe shumëngjyrëshe gjatë tetorit. Zona përfshin një nga blloqet më të mëdha pyjore në verilindje të SHBA-së, që shtrihet mes Parkut Kombëtar Acadia dhe Pine Barrens në New Jersey.

Gjatë muajit tetor, qyteti organizon OgonquitFest, një festë tradicionale e vjeshtës me aktivitete për të gjitha moshat: gjueti kungujsh, bingo dekorimesh, shitje në rrugë, udhëtime me karrocë me kuaj, dhe shumë ngjarje të tjera me temë festive.
Një pjesë qendrore e festivalit është “Autumn Bazaar”, një treg në natyrë me rreth 75 shitës lokalë që ofrojnë punime artizanale, ushqime dhe dhurata festive.
Për dashamirët e artit, Muzeu i Artit në Ogunquit është një ndalesë e detyrueshme. Muzeu kombinon artin modern dhe bashkëkohor me një koleksion prej mbi 3,000 veprash, si dhe një kopsht skulpturash buzë detit që shtrihet në një sipërfaqe prej tre hektarësh.
Në këtë sezon, muzeu paraqet disa ekspozita të veçanta, përfshirë: “Gisela McDaniel: ININA”, “Where the Real Lies”, “Henry Strater’s Ogonquit”. /AP/Katror.info