Bringhton dëshiron me patjetër shërbimet e Brajan Grudës.
Sipas gazetarit dhe moderatorit të Sky Sport, Florian Plettenberg, skuadra nga Premier Liga është duke kompletuar marrëveshjen për transferimin e futbollistit shqiptar.
Nëse ndodhë transferimi, Bringhtoni duhet i paguajë Mainzit plotë 30 milionë euro.
Gruda është me origjinë nga Shqipëria dhe është djali i ish-futbollistit të Vllaznisë së Shkodrës, Bujar Gruda. Ai ka lindur në Speyer të Gjermanisë. Aty filloi karrierën e tij si futbollist, për t’iu bashkuar më pas ekipit të të rinjve të Karlsruhes.
Nga mosha 14-vjeçare është pjesë e Mainz. Ai ka luajtur për të gjitha grupmoshat në Gjermani, nga U15 deri në U21./Katror.info