OpenAI, pavarësisht të gjitha problemeve me të cilat është përballur ditët e fundit, ka lëshuar një veçori të re për ata që përdorin ChatGPT falas.
Ky është opsioni “ChatGPT me zë”, i cili ju lejon të aktivizoni një asistent zanor brenda aplikacionit tuaj ChatGPT.
Në aplikacion, mund ta aktivizoni këtë veçori duke zgjedhur ikonën “kufje” dhe më pas mund të bëni një pyetje dhe zëri robotik i aplikacionit do të përgjigjet.
Opsioni është i ngjashëm me asistentët që kanë Apple, Google dhe të tjerët, dhe ende nuk ka arritur të gjithë, megjithëse filloi të mbërrinte në telefon që në shtator për përdoruesit me një abonim. /Katror.info