Të bësh modë që kur je ende fëmijë, ndërkohë që nuk je shkëputur ende nga bota e përrallave, llastimeve dhe dëshirave, do të thotë t’i kesh kapërcyer pak a shumë këto sjellje dhe të përqendrohesh më shumë tek ideja e ekspozimit.
Por për Laerta Lea, vogëlushen nëntë vjeçare nga Durrësi, moda është baras me një lojë, me një kukull më shumë, apo qoftë dhe me një film të animuar.
Learta filloi të merrej me modë qysh në moshë të vogël dhe sot ajo aspiron për të kapur pasarelat ndërkombëtare. Ajo jeton prej vitesh në Londër ku dhe po arsimohet për të vazhduar studimet e saj.
Nuk ka pak ditë që ajo është bërë Brand Ambassador i një prej markave më të njohura për fëmijë të moshës nga 2-16 vjeç Monnalisa, një brand ku ndërthur bukur ngjyrat, prerjet dhe komoditetin e veshjeve të një fëmije që prej vitit 1968. Sot, Laerta numëron mbi 1.5 milionë ndjekës në faqen e saj në Instagram.
Sipas, medieve të ndryshme ajo është cilësuar si një fenomen në rritje, ndaj dhe brand-i i njohur, që deri tani ka patur bashkëpunime dhe me blogeren e njohur Chiara Ferragni ka sjell një koleksion kapsulë dedikuar 11 vjeçares shqiptare.
Gjatë këtij rrugëtimi të ri ajo po përjeton kënaqësinë e momentit dhe është gjithmonë në kërkim të sfidave të reja, duke u perfeksionuar e duke kërkuar rrugë të reja në këtë fushë.