Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në një takim nobelisten Nadia Murad, e cila është një nga zërat më të fuqishëm në botë në luftën për drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Në postimin e saj në Facebook, Osmani ka thënë se Murad sot ishte në Kosovë që t’i bashkojnë forcat për ta fuqizuar zërin e të gjitha të mbijetuarave në Kosovë e përtej.
“Bashkë, i vizituam të mbijetuarat si dhe organizatat të cilat punojnë afër me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, e të cilat Presidenca ka vite që i mbështetë”, ka thënë Osmani.
Çmimi Nobel për Paqe 2018, është dhënë për dy aktivistët kundër përdhunimi të grave, Nadia Murad dhe Denis Mukwege.
Nadia Murad është nga Yazdi i Irakut, e cila është torturuar dhe përdhunuar nga militantët e Shtetit Islamik, dhe më vonë u bë fytyra e njohur e fushatave për lirimin e popullit Yazidi./Katror.info