Gazeta e madhe zvicerane, Blick, i ka kushtuar rëndësi të madhe nominimit të Granit Xhakës për Topin e Artë.
Kapiteni i Zvicrës, Xhaka, është në mesin e 30 kandidatëve për ta fituar çmimin më prestigjioz në futboll.
Aktualisht shkrimi për nominimin e Xhakës është në ballinën e sajtit të “Blick”.
Zvicra që nga viti 1996 nuk ka pasur lojtar të nominuar për Topin e Artë.
Ndryshe, nominimi i Granit Xhakës për topin e Artë është mirëpritur në Kosovë e Shqipëri, pasi që ai hyn në histori si shqiptari i parë që nominohet për këtë çmim.
“Granit Xhaka eshte i pari shqiptar ne shortlisten e 30 kandidateve per te fituar Topin e Arte. Ai ndoshta nuk eshte shqiptari me i talentuar qe ka luajtur futboll por padyshim eshte me i suksesshmi. Ka luajtur ne nivelet me te larta evropiane me Basel, Munchengladbah, Arsenal dhe Leverkusen. 15 vjet karriere nder te cilat 7 vite me Arsenalin, 550 ndeshje te luajtura me klube dhe 130 ndeshje me perfaqesuesen e Zvicres, 53 gola te shenuar ne total. Kapiten i Arsenalit dhe i skuadres perfaqesuese te Zvicres, Graniti ka pase karrieren me te madhe futbollistike te nje shqiptari. Ndoshta edhe te nje zviceriani,” ka shkruar publicisti nga Shqipëria, Ermal Mulosmani./Katror.info