Kampionja olimpike, Nora Gjakova, në Podcast me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku ëshë ftuar edhe Majlinda Krasniqi, ka folur rreth vështirësive në fillim të karrierës së saj.
Duke qenë se Kosova nuk ishte anëtare e asnjë organizate sportive, Gjakova tregoi se fillimisht kanë ushtruar pa e ditur se pse po e bëjnë këtë gjë.
“Ka qenë shumë vështirë në fillim, sidomos për neve që kemi qenë të parat, unë dhe Majlinda, ndoshta kemi ushtuar pa e ditë hapin e radhës, kemi ushtruar pa e ditë për çka po ushtrojmë, Kosova në atë kohë nuk ka qenë e pranuar në asnjë lloj organizate sportive, nuk i kemi ëndërruar garat e tilla të mëdha si kampionate evropiane, botërore, sidomos lojërat olimpike”, tha ajo.
Ndërkaq, Gjakova përmendi se ëndrra e saj për Lojërat Olimpike kishte lindur vetëm pasi Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e artë.
“Unë am filluar të ëndërrojë për lojëra olimpike pasi Majlinda e ka fitu medaljen e artë, deri atëherë kam ushtruar pa ndonjë arsye, kam besuar në trajnerin, në punën që po e bën, kam bërë punën që më është dashur në stërvitje, për çka kam shkuar dhe kështu kam vazhduar për një kohë të gjatë”, u shpreh tutje ajo./Katro.info