E përditësuar (12:30)
Notarja 15-vjeçare, Hana Beiqi, ka debutuar të shtunën në Lojërat Olimpike.
Hana garoi paradite në 50 metra krol. U rendit e 43-ta me kohë prej 27:34 sekonda.
Në kualifikime në 50 metra krol u paraqitën 79 notare. Pra, prapa Hanës kanë mbetur plot 36 garuese.
Megjithatë kualifikimi në gjysmëfinale nuk ishte afër. Koha e fundit që siguroi kalimin në gjysmëfinale ishte 24:72 sekonda. Vetëm 16 më të mirat kanë avancuar tutje.
Hana në Lojërat e Parisit garoi falë ftesës për universalitet.
Ajo vlerësohet me shumë potencial për të ardhmen.
*****
Sot do të garojë edhe notarja Hana Beiqi, e cila në moshën 15-vjeçare do ta bëjë debutimin në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Beiqi do ta sfidojë vetën në 50 metra stil i lirë dhe është garuesja e fundit e Kosovës në Paris 2024.
Mbetet të shihet nëse sportistja e re do të arrijë të kalojë tutje në fazat e tjera, por duke e parë konkurrencën pritet të jetë e vështirë.
Garat ku merr pjesë Hana Beiqi do të nisin nga ora 11:00. Notarja merr pjesë në Paris 2024 me ftesë të Komitetit Olimpik Botëror.
Kosova deri më tani ka siguruar dy medalje, të dyja nga xhudo, një të argjendtë dhe një të bronztë./Katror.info