100 biçikleta tashmë janë në funksion të qytetarëve të Prishtinës. Me përdorimin e tyre mendohet të shkarkohet sadopak trafiku i mbingarkuar i automjeteve në kryeqytet dhe përmirësimi i mjedisit urban.
E normalisht me lansimin për përdorim të biçikletave, edhe qytetarët kanë filluar përdorimin ditor të tyre.
“Që nga lansimi i shfrytëzimit të biçikletave në Kryeqyteti Prishtina, numri i përdoruesve dhe numri i shfrytëzuesve vazhdimisht është duke u rritur. Deri më sot, numri i përgjithshëm i llogarive të hapura për përdorimin e biçikletave ka arritur në 4042″, njoftoi kështu Prishtina Parking përmes rrjeteve sociale.
Kujtojmë se janë gjithsejt 10 stacione në krejt qytetin e Prishtinës, me nga 10 biçikleta. Në total janë 100 biçikleta. Vlera e këtij projekti ishte rreth 300 mijë euro.