Nëse jeni të lodhur duke e parë Netflix në mënyrën tradicionale, provoni këto këshilla dhe veçori që ose janë të fshehura ose zakonisht anashkalohen.
1. Shikoni filma dhe seriale pa internet
Shumë prej nesh shikojnë Netflix në transportin publik, në një dhomë pritjeje ose në një vend të ngjashëm, të gjitha këto kërkojnë përdorimin e të dhënave mobile. Megjithatë, nuk duhet të jetë kështu.
Në vend që të përdorni internetin tuaj, thjesht, kur lidheni me Wi-Fi në shtëpi, mund të shkarkoni filma ose seriale dhe më pas t’i shikoni ato jashtë linje nga aplikacioni. Gjithçka që duhet të bëni është të hapni aplikacionin, të zgjidhni opsionin “Shkarko” dhe kaq, raportoi gazeta Sun.
2. Video lojëra
Një tjetër funksion që nuk është aq shumë i “fshehur”, por mund të themi se njerëzit e anashkalojnë, janë video lojërat që mund të luani brenda aplikacionit Netflix.
Gjithçka që duhet të bëni është të hapni aplikacionin, të shkruani “Games” në kutinë e kërkimit dhe të zgjidhni atë që ju pëlqen.
3. Opsioni për të pavendosurit
Kjo veçori është jashtëzakonisht e dobishme për të gjithë ata që kalojnë orë të tëra duke zgjedhur se çfarë të shikojnë. Është një opsion i quajtur “Luaj diçka”, të cilin mund ta zgjidhni dhe më pas Netflix do të vendosë se çfarë të luajë për ju.
Ndoshta nuk ju pëlqen filmi/seriali i përzgjedhur nga aplikacioni, por kush e di, mund të hasni në një “perlë” për të cilën nuk do të kishit dëgjuar kurrë ndryshe.
4. Kodet sekrete për kategoritë
Kjo tashmë i përket segmentit të opsioneve të fshehura – këto janë kode sekrete që shkruani në kërkim dhe me të cilat mund të listoni saktësisht kategorinë, ose zhanrin që dë shironi të shikoni. Zhanret janë të ndara shumë ngushtë, ndaj ka kode për emisione gatimi, seriale franceze etj.
Mund ta lexoni tekstin në blogun e Netflix ku kodet janë numëruar në detaje këtu, për shembull, zhanri aksion/aventurë është nën kodin 1365, drama politike nën kodin 6616, e kështu me radhë./Katror.info