Më 15 prill 2025, nga ora 19:30, Orkestra Frymore e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert në Autostrada Hangar në Prizren.
Nën dirigjimin e Dario Salvit dhe me pjesëmarrjen e violoçelistit virtuoz Konstantin Manaev, orkestra do të sjellë Koncertin për violonçel dhe orkestër frymore nga kompozitori Friedrich Gulda, njofton Filharmonia e Kosovës.
Po ashtu, orkestra do të interpretojë edhe vepra nga: Peter Josef von Lindpaintner (Uvertura “Joko”), Adolphe Adam (Uvertura “Mbreti i Yvetot-it”) dhe Ralph Vaughan Williams (Suitë me këngë popullore angleze)./Katror.info