Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje” dhe organizimit të koncerteve në qytete të tjera të Kosovës, Orkestra Frymore e Filharmonisë sot prej orës 19:00 do të mbajë koncert në Shtëpinë e Kulturës “Xhavit Haziri” në Obiliq, ka njoftuar Filharmonia e Kosovës.
Në koncert do të interpretohen vepra të kompozitorëve të huaj dhe vendor në dirigjimin e Baki Jasharit dhe Lirjona Sylejmanit.
Hyrja në koncert është e lirë!